Wednesday, December 13, 2006

Pedagogjia e paqes



Pedagogjia e Paqes
Paqja është qëllimi më i lartë i të vepruarit - megjithatë dhuna dhe lufta janë gjithnjë të pranishme. Sjellja paqësore bën pjesë pa dyshim në qëllimet më të rëndësishme të edukimit - dhe kjo është si e mësueshme dhe e nxënëshme. Ky konstatim përbën bazën dhe kushtin qendror paraprak për edukimin e paqes. Qëllimet mund të përmblidhen si më poshtë:
Mbështetur nga:
"Edukimi i paqes duhet të kontribuojë në ndryshimin e botës. Duhet eliminuar gatishmëria personale për ushtrim dhune, strukturat e dhunës në marrëdhëniet ndërnjerëzore, në të gjitha strukturat shoqërore dhe në botën e shteteve duhen mënjanuar"[nga: Susanne Lin, Koncepti qendror "Edukimi i paqes"; në: Fjalorin e xhepit për Formim Mjedisor, bot. nga Oskar Brilling/Eduard W. Kleber, Baltmannsweiler: Shtëpia bot. Schneider Hohengehren 1999, 68-70 ]Ky kompleks temash në D@dalos merret me bazën teorike të Pedagogjikës së Paqes, ku bëjnë pjesë edhe trajtimi i sfondit shkencor i kërkimeve mbi paqen dhe konfliktin. Përveç kësaj bëhet fjalë edhe për linjat praktike të edukimit të paqes. Në mbyllje do të lidhen me këtë temë edhe resurse të shumëllojshme në D@dalos. Kështu edhe materialet e shumta mësimore mbi Të drejtat e njeriut dhe fëmijëve përbëjnë një kontribut po aq të rëndësishëm sa edhe portretet e personave të spikatur (Martin Luther King, Mahatma Gandhi etc.) në kuadrin e Kompleksit tematik Modele.

Jemi të gëzuar, që për zhvillimin e kësaj oferte online mbi këtë temë të vështirë mundëm të siguronim bashkëpunimin e partnerëve me përvojë. Një falënderim i veçantë për bashkëpunim të frutshëm u takon në këtë kontekst ekspertëve udhëheqës të kësaj fushe në Institutin për Pedagogjikën e Paqes në Tübingen. Ata i vënë theksin konceptit të aftësisë konfliktuale:
"Aftësia konfliktuale mund të kuptohet si qëllimi qendror dhe thelbi i Pedagogjisë së Paqes. Edukimi i paqes duhet të na aftësojë të menaxhojmë konfliktet në mënyrë konstruktive, të shmangim një përshkallëzim apo të mundësojmë pajtimin e palëve në konflikt dhe kjo (...) në planin personal, shoqëror dhe ndërkombëtar".[Günther Gugel / Uli Jäger, Instituti për Pedagogjinë e Paqes në Tübingen e.V.]Sikurse tashmë e dini, një vështrim të përgjithshëm mbi ofertën online rreth temës Pedagogjika e Paqes mund ta krijoni me ndihmën e Përmbajtjes ose të Përmbledhjes grafike. Ju urojmë shumë zbavitje dhe sukses në punën me këtë kompleks tematik!

No comments: